Aktualitet

Morën plumba në kokë, por ia dolën të mbijetojnë! Çfarë dëshmuan djemtë e viktimës në Greqi para hetuesve

13 Janar 2021, 21:56 Nga DOSJA
Morën plumba në kokë, por ia dolën të mbijetojnë!

ATHINË– Mediat greke kanë publikuar detaje të reja lidhur me vrasjen e 54-vjeçarit shqiptar Edmond Llangozi dhe plagosjen e dy djemve të tij, Anxhelo dhe Mihal Llangozi. CNN grek raporton se djemtë e viktimës kanë dhënë dëshminë e tyre të parë për hetuesit, ku edhe kanë pretenduar se agresori i tyre është shqiptar.

Sipas CNN, Policia ka grumbulluar mjaftueshëm informacion për pesë autorët e kësaj ngjarje dhe është pranë identifikimit të tyre.

ARTIKULLI I PLOTË: 

Të dy të plagosurit e masakrës së Neos Kosmos dhanë dëshminë e tyre të parë në Polici. Dy djemtë e viktimës kanë treguar në detaje lidhur me vrasjen, duke u shprehur se vrasësit ishin me origjinë shqiptare. Policia ka mbledhur informacion të mjaftueshëm për pesë autorët dhe është afër identifikimit të tyre. Vihet re se arma e përdorur, është tipike për  njerëzit e përfshirë në “qarqet” e natës dhe grupet e organizuara kriminale.

PO SI KA NISUR GJITHÇKA?

Ngjarja mësohet se ka nisur për para të marra borxh. Dy vëllezërit i kishin kërkuar para autorit të krimit, mirëpo këta kishin refuzuar që t’ia kthenin mbrapsht. Autori i krimit shkoi në zonën ku po qëndronin shqiptarët së bashku me të atin për ti kërkuar para që besohet se vinin nga një aktivitet i paligjshëm.

Shqiptarët nuk pranuan ti dorëzonin parë e për pasojë nisi shkëmbimi i plumbave. Në ato momente i ati, Edmondi i doli përpara plumbave për të mbrojtur fëmijët, veprim që rezultoi fatal për të. Dy djemtë, Angjelo dhe Mihal gjithashtu u plagosën dhe mësohet se janë në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë që e plagosur lehtë, është punonjësja e kafenesë dhe një grua, e cila po kalonte në vendin dhe kohën e gabuar, pa pasur lidhje me ngjarjen.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edmond llangozi vrasja ne greqi edmond llangozi vrasja ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Janar 2021, 21:13

TIRANË– Arkeologu shqiptar, Neritan Ceka ka treguar historinë sesi babai i tij u kthye në profesionistin e parë shqiptar në këtë fushë. Në një interv...