Bota

I bllokuan rrjetet sociale/ Donald Trump gjen mënyrën për të folur, bën thirrje për qetësi: Ulni tensionet, kjo nuk ësht

13 Janar 2021, 19:34 Nga DOSJA
I bllokuan rrjetet sociale/ Donald Trump gjen mënyrën për të

SHBA-Presidenti Donald Trump ka bërë thirrje për qetësi. Ndërkohë, që Dhoma e Përfaqësusve po zhvillon një mbledhje për fajësimin e tij, edhe pse i janë mbyllur rrjetet sociale, Trump e ka gjetur një mënyrë për të folur. Me anë të një një deklarata nga zyra e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump iu ka bërë thirrje të gjithë amerikanëve për të ruajtur qetësin.

“Duke marrë në konsideratë demonstratat, unë nxis që të mos ketë asnjë dhunë, asnjë shkelje të ligjit dhe asnjë vandalizëm të çfarëdo lloji. Kjo nuk është ajo për të cilën unë qëndroj dhe nuk është ajo që Amerika përfaqëson. Unë i bëj thirrje të gjithë Amerikanëve të ndihmojnë në zbutjen e tensioneve dhe qetësimin e humorit. Faleminderit,”-thuhet në njoftim. 

Dhoma e Përfaqësuesve të Senatit është mbledhur ditën e sotme, për herë të dytë për të marrë vendimin për largimin e presidentit Trump. Trump mund të bëhet presidenti i vetëm në histori që do të fajësohet dy herë. Pesë ligjvënës republikanë, duke përfshirë udhëheqësen e rangut të tretë  të Dhomës, Liz Cheney nga Wyoming, njoftuan se do të votonin për të hequr nga detyra. Kërkesa për largimin e Donald Trump ka ardhur, pas protestave të dhunshme të 6 janari, të thirrura nga Trump. Protestuesit hynë brenda Kongresit, duke shkaktuar probleme. 5 persona ndërron jetë dhe qindra të tjerë u plagosën.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump kerkesa per largimin e donald trumo kolegji zgjedhor shbaba trazira per zgjedhjen ne shba donald trump kerkesa per largimin e donald trumo kolegji zgjedhor shbaba trazira per zgjedhjen ne shba

Sondazh

Poll