Bota

Mutacionet e reja të Covid, OBSH: Viti i dytë i pandemisë mund të jetë më i keq se i pari

13 Janar 2021, 19:51 Nga DOSJA
Mutacionet e reja të Covid, OBSH: Viti i dytë i pandemisë mund

Viti i dytë i pandemisë Covid-19 mund të jetë më i vështirë se i pari, ndërsa koronavirusi i ri përhapet, veçanërisht në hemisferën veriore ku po qarkullojnë variante më ngjitëse, paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në vitin e dytë gjërat mund të përkeqësohen, duke pasur parasysh transmetimin dinamik ,” i tha Mike Ryan, një zyrtar i lartë i OBSH-së, për një ngjarje në internet.

Në raportin e saj të fundit epidemiologjik, agjencia vuri në dukje se, pas dy javësh me më pak raste , rreth 5 milion infeksione të reja u raportuan javën e kaluar.

“Pas pushimeve të Krishtlindjeve në disa vende situata do të përkeqësohet shumë kohë para se të përmirësohet,” tha epidemiologia amerikane Maria Van Kerkhov.

Numri i vendeve dhe rajoneve ku qarkullon lloji variant i koronavirusit të ri që u identifikua për herë të parë në Britani po qarkullon është 50, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndërsa së fundmi po qarkullon një lloj i ri i Covid që u shfaq nga Afrika e Jugut.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacionet e reja te covid obsh pandemia e covid viti i pandemise mutacionet e reja te covid obsh pandemia e covid viti i pandemise

Sondazh

Poll