Sport

Dëmtimi, Mërgim Vojvoda rrezikon të mbesë gjatë jashtë fushës së futbollit

13 Janar 2021, 18:14 Nga DOSJA
Dëmtimi, Mërgim Vojvoda rrezikon të mbesë gjatë

ITALI – Mbrojtësi i “dardanëve”, Mërgim Vojvoda, i cili u dëmtua në takimin ndaj kuqezinjve të Milanit, rrezikon të mbesë për një kohë të gjatë jashtë fushave të futbollit.

Provat, të cilave iu nënshtrua mbrojtësi i Torinos, pas dëmtimit të pësuar në minutën e 39-të të pjesës së dytë gjatë ndeshjes për Kupën e Italisë kundër Milanit, konfirmuan zhvendosjen e shpatullës së majtë. “Në ditët në vijim, – informon klubin i Torinos, në një shënim të saj, – do të vendoset për mënyrën dhe nevojën e një trajtimi kirurgjik ose konservativ të mbrojtësi Mërgim Vojvoda”.

Ndërkohë, skuadra “Granada” është përsëri në punë, pasi u eliminua nga Kupa e Italisë me penallti. Belotti dhe shokët e tij të skuadrës, do të kthehen nesër në “Filadelfia” për të vazhduar përgatitjen e tyre, në funksion të ndeshjes jashtëzakonisht delikate të së shtunës kundër Specias.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport demtimi i mbrojtesit dardan mbrojtesi mergim vojvoda torino demtimi i mbrojtesit dardan mbrojtesi mergim vojvoda torino

Sondazh

Poll

Sport 13 Janar 2021, 10:49

Shkupi parakalon Tiranën, firmos me Cvetanovskin

MAQEDONIA E VERIUT – Një nga alternativat e merkatos dimërore, të kampionëve të Shqipërisë bardhebluve të Tiranës, Matej Cvetanovski sot është zyrtarisht ...

Sport 13 Janar 2021, 10:40

Gjimshiti një alternativë për Milanin

ITALI – Në këtë periudhë merkatoje të shumtë janë zërat e lëvizjeve për lojtarët, mes tyre ka edhe nga futbollistët e kombëtares shqiptare, që pretendojnë...