Sport

Pas 7 muajsh, kthehet i gatshëm: Fernando Muslera “sheh” derbin e Stambollit

13 Janar 2021, 17:28 Nga DOSJA

TURQI – Në qershor 2021 ai do të mbushë 35 vjeç, prandaj fraktura e tibias dhe fibulas e pësuar në qershorin e kaluar, kishte krijuar frikë për karrierën e tij. Por Fernando

Muslera është duke u rikuperuar dhe, pavarësisht nga dhimbja që pësoi gjatë humbjes së nënës së tij muajt e fundit, ai duket i gatshëm të kthehet në fushë. Madje të gjithë janë kuriozë të dine, nëse portieri i Gallatasarajit do të të jetë me ekipin e tij në derbin e madh të së dielës së 15 janarit ndaj Beshiktashit.

Në fakt, mësohet se Fernando Muslera është rikuperuar plotësisht dhe do të mbrojë portën e Gallatës brenda një jave. Ai nuk do të jetë në gjendje të luajë ende ndaj Beshiktashit, si një masë paraprake, por do të jetë në ndeshjen tjetër kundër Denizlispor.

Portieri uruguajan, i cili theu këmbën sezonin e kaluar, është rikuperuar plotësisht, por koha e tij për t’u kthyer në fushë është zgjatur për shkak të dhimbjeve në ijë. Për këtë arsye Muslera, i cili nuk do të rrezikohet në derbin e Beshiktashit, do të përfshihet në skuadrën e ndeshjes që do të luhet ndaj Denizlispor.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport derbi i stambollit fernando muslera portieri i gallatasarajit portieri uruguajan derbi i stambollit fernando muslera portieri i gallatasarajit portieri uruguajan

Sondazh

Poll

Sport 13 Janar 2021, 10:49

Shkupi parakalon Tiranën, firmos me Cvetanovskin

MAQEDONIA E VERIUT – Një nga alternativat e merkatos dimërore, të kampionëve të Shqipërisë bardhebluve të Tiranës, Matej Cvetanovski sot është zyrtarisht ...

Sport 13 Janar 2021, 10:40

Gjimshiti një alternativë për Milanin

ITALI – Në këtë periudhë merkatoje të shumtë janë zërat e lëvizjeve për lojtarët, mes tyre ka edhe nga futbollistët e kombëtares shqiptare, që pretendojnë...