Aktualitet

E RËNDË! Djali i miliarderit grek aksidenton për vdekje 25-vjeçarin shqiptar në Athinë, familjarët: Ishte tepër i ri pë

13 Janar 2021, 15:37 Nga DOSJA
E RËNDË! Djali i miliarderit grek aksidenton për vdekje

ATHINË– Një aksident fatal në Ekali të Athinës i ka marrë jetën një 25-vjeçari shqiptar me profesionin e inxhinierit. 

Sipas Protothema.gr, shkaktar i aksidentit është një 19-vjeçar, djalë i një biznesmeni grek, i cili shkeli rregullat e qarkullimit rrugor teksa drejtonte një makinë luksoze me shpejtësi të lartë.  19-vjeçari me iniciale  D.D., drejtues i një mjeti Mercede shkeli rregullat e qarkullimit, duke përplasur motorrin e 25-vjeçarit shqiptar. 19-vjeçari ishte duke u kthyer nga palestra kur shkeli sinjalin ndalues “STOP” duke ecur me shpejtësi në drejtim të motorçikletës së drejtuar prej të riut shqiptar. 

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë, ai u arrestua, ndërsa ka pranuar se është shkaktar i aksidentit të rëndë. Policia ka  marrë monstrat e gjakut për të kuptuar nëse greku ishte apo jo nën efektin e drogërave apo alkoolit.

“Ai ishte tepër i ri për t’u përballur me vdekjen. Kishte ëndrra që u prenë në mes. Presim përfundimin e hetimeve për të dalë më pas me një qendrim për atë që na ka ndodhur”, janë shprehur familjarët e viktimës. 

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në greqi humb jeten 25 vjecari shqiptar aksident në greqi humb jeten 25 vjecari shqiptar

Sondazh

Poll