Bota

13 Janar 2021, 13:38 Nga DOSJA

KOSOVË-I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav  Lajçak ka folur në lidhje me vazhdimin e bisedimeve mes dy vendeve. Në një diskutim online me ambasadoren gjermane në Shtetet e Bashkura Emily Haber, Lajçak ka thënë se është optimis kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me administratën e re në SHBA rreth çështjes së dialogut mes dy vendeve, por edhe për tërë Ballkanin Perëndimor.

“Unë jam optimist për administratën e re në Shtetet e Bashkuara, sepse po kthehen njerëz me të cilët BE ka punuar tashmë dhe që njohin Ballkanin Perëndimor. Ne nuk kemi pse t’u shpjegojmë gjëra rreth rajonit dhe të ardhmes së tij evropiane. Ata kanë provuar tashmë se janë partnerë të besueshëm si për Ballkanin Perëndimor ashtu edhe për BE,”-ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka shtuar se mos kordinimi i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara nuk është gjë pozitive për dialogun.

“Mungesa e bashkëpunimit të ngushtë mes BE-së dhe SHBA-së është humbje për të dyja palët në procesin e dialogut”, deklaroi zyrtari i BE-së.

Veç tjerash, ai foli edhe për marrëveshjen e Ëashingtonit të 4 shtatorit, ku tha se nuk është obligative. Sipas tij nuk është  marrëveshje, sepse nuk i përmbush kriterët për një të tillë, por se është një deklaratë politike, e cila nuk është ligjërisht obliguese”

“Ajo që është nënshkruar nuk ka mekanizëm zbatimi dhe varet nga vullneti i mirë i palëve. Me në Bruksel nuk punojmë ashtu. Punojmë në marrëveshje të qartë siç bën edhe tanj”, deklaroi ndërmjetësi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi.

 

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ka nisur më 2011. Ai u ndërpre për 20 muaj, nga fundi i vitit 2018 për shkak të taksës 100 për qind që Kosova vendosi ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, nga qeveria e udhëhequr në atë kohë nga Ramush Haradinaj. Më pas, qeveria e ardhshme e Albin Kurtit e hoqi tarifën, por e vendosi masat e reciprocitetit. Serbia kundërshtonte të ulej në tryezë të bisedimeve, derisa Kosova kishte në fuqi masa të tilla. Më ardhjen ne pushtet, qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Avdullah Hoti shfuqizoi reciprocitetin, duke mundësuar rifillimin e dialogut në korrik të 2020-ës.

Prej disa muajsh, kryeministri i Kosovws, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk kanë zhvilluar raunde të reja të bisedimeve. Nga BE-ja është thënë se takimet në nivel politik nuk po mbahen për shkak të pandemisë së koronavirusit. Më 4 shtator 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të presidentit amerikan, Donald Trump.

(k,a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi miroslav lajčák dialogu kosove-serbi miroslav lajčák

Sondazh

Poll