Aktualitet

Të maskuar e me motor, si i zunë pritë autorët 45-vjeçarit në Milot, e qëlluan me breshëri sapo e panë, por u dështoi

13 Janar 2021, 11:50 Nga DOSJA
Të maskuar e me motor, si i zunë pritë autorët

MILOT Dosja.al ka mësuar se personat që plagosën sot 45-vjeçarit Ylli Ibrahimi, ishin të mirëpërgatitur për një atentat. Të maskuar, dy autorët hipën mbi një motor dhe vëzhguan ‘shënjestrën’ e tyre deri në momentin që u doli në shteg.

Sapo e pikasën, dy autorët e maskuar qëlluan me breshëri nga motori në drejtim të Ibrahimit, por atentati dështoi. 45-vjeçari ka marrë vetëm një plumb në këmbë.

Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana tjetër, grupi hetimor dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për shkakun e këtij atentati. Nuk dihet ende nëse shënjestra ka pasur një konflikt të mëparshëm me autorët, të cilët sot i zunë pritë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset nje person ne milot plagoset ylli ibrahimi plagosje me arme zjarri ne milot plagoset nje person ne milot plagoset ylli ibrahimi plagosje me arme zjarri ne milot

Sondazh

Poll