Aktualitet

Atentat me 30 plumba biznesmenit në Milot, dy autorët mbi ‘Suzuki’ e plagosën në mes të rrugës, pamjet ekskluzive të

13 Janar 2021, 11:28 Nga DOSJA
Atentat me 30 plumba biznesmenit në Milot, dy autorët mbi

MILOTYlli Ibrahimi, 45 vjeç ka rënë pre e një atentati mesditën e sotme në qendër të qytetit të Milotit. Ai u plagos dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 11:57, kur Ibrahimi ishte duke lëvizur me këmbë bashkë me dy miqtë e tij. Ai ndodhej në trotuar kur u qëllua me breshëri nga dy persona të veshur me të zeza dhe të maskuar, të cilët kishin hipur mbi një motor tip Suzuki.

Dosja.al siguroi edhe pamjet ekskluzive të momentit të atentatit, ku shihet se biznesmeni doli nga lokali ku po pinte kafenë e tij të zakonshme dhe takoi dy persona të cilët ende nuk janë identifikuar. Në orën 11:57, dy autorët të hipur mbi nje motor të shtrirë “Suzuki”, kalojnë ngjitur me trotuarin ku ndodhej Ibrahimi.

Brenda 30 sekondave, atentatorët zbrasin 20 plumba nga ‘Scorpions’-i i pajisur dhe me silenciator, mbi biznesmenin dhe dy miqtë e tij që po e shoqëronin. Në momentin kur autorët kanë qëlluar, të dy personat janë larguar me shpejtësi, ndërsa shënjestra, që dyshohet se ishte biznesmeni Ylli Ibrahimi ka rënë në tokë, buzë trotuarit pranë një peme. 


Si është gjendja e 45-vjeçarit?

Burime nga spitali i Traumës i thanë Dosja.al se Ibrahimi është duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por gjendja e tij është e rëndë.  Biznesmeni ka pësuar dëme të mëdha në gjymtyrët e poshtme, pasi e kanë kapur shtatë plumba.

Ai që mbetet ende mister është shkaku i këtij atentati që ka tronditur Milotin mesditën e sotme. Ibrahimi njihet si një biznesmen makinash në këtë zonë, si dhe ka në pronësi një gomisteri. Ai nuk ka qenë më herët i skeduar nga policia, prandaj po hetohet për pistat dhe konfliktet që mund të kenë çuar në këtë ngjarje të rëndë dhe po ashtu po verifikohen të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit për të kapur autorët. 

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat biznesmenit ylli ibrahimi plagoset nje person ne milot plagosje me arme zjarri ne milot ylli ibrahimi atentat biznesmenit ylli ibrahimi plagoset nje person ne milot plagosje me arme zjarri ne milot ylli ibrahimi

Sondazh

Poll