Aktualitet

Shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla, arrestohen 2 persona në Elbasan 

13 Janar 2021, 11:27 Nga DOSJA
Shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla,

ELBASAN- 2 persona janë arrestuar në Elbasan për shkak të shpërndarjes së lëndëve narktike. Policia shkuan se personat me iniciale E.K 38 vjeç dhe F.K 30 vjeç janë arrestuar në lagjen “Vullnetari”. Nga arrestimi atyre u janë gjetur dhe sekuestruar 10 doza me lëndë narkotike heroinë.

Njoftimi i policisë:

Elbasan. Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas që posedonin lëndë narkotike dhe e shpërndanin atë në qytetin e Elbasanit. Sekuestrohen 10 doza me lëndë narkotike heroinë. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit: E. K., 38 vjeç dhe F. K., 30 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 doza me lëndë narkotike heroinë. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e elbansanit policia e elbansanit

Sondazh

Poll