Aktualitet

Surprizat e motit! Për tre ditë vendi do pushtohet nga dëbora, preket dhe Tirana, trashësia pritet të arrijë deri në 3 cm

13 Janar 2021, 11:11 Nga DOSJA
Surprizat e motit! Për tre ditë vendi do pushtohet nga dëbora,

TIRANË-Pas shirave na pret acari! Mbrëmjen e datës 13 janarit do të nisin reshjet e dëborës në vend. Kjo dukuri do të zgjasë për tre ditë dhe pritet që të përfshijë malësinë e Tiranës, Përrenjasit, Pogradecin dhe të gjithë zonën lindore dhe veri lindore të vendit. Në zonët e përmendura pritet që bora të shkojë nga 2 deri në 3 cm.

Prej dy ditësh Shqipëria ka shpëtuar nga moti i lagësht me shi duke bërë që uji, i cili përmbyti disa zona të tërhiqet duke i dhënë mundësi banorëve dhe autoriteteve që të ndërhyjnë për rregullimin e pasojave.

Ashtu siç raportoi në mëngjes edhe Meteoalb, gjatë orëve në vijim vendi do të përfshihet nga temperatura të ulta dhe reshje të dendura dëborë në pjesën lindore dhe veri-lindore të tij.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet borë ne tirane debore ne shqiperi parashikimi i motit borë ne tirane debore ne shqiperi parashikimi i motit

Sondazh

Poll