Aktualitet

Banorët e Shkodrës kundërshtojnë punimet nga Bashkia, prifti bashkohet me qytetarët, thirrja e tij: Nëse këtu do sillni m

13 Janar 2021, 10:56 Nga DOSJA
Banorët e Shkodrës kundërshtojnë punimet nga Bashkia, prifti

SHKODËR– Banorët e fshatrave Bardhaj dhe Bleran, të njësisë administrative të Bashkisë Shkodër, kanë dalë ditën e sotme në protestë për rrugën që po bëhet nga Bashkia Shkodër në kodrat e Rrencit. Sipas banorëve synohet hedhja e mbeturinave pranë ish-repartit të zbulimit në fshatin Bleran.

Për këtë arsye banorët e ngritur në protestë kërkojnë sqarime nga Bashkia e Shkodrës, pasi ata shprehen se rruga po ndërtohet për depozitimin e mbeturinave, fill pas marrëveshjeve me Bashkisë dhe Landfillit. Prifti i zonës ka dalë së bashku me njerëzit në protestë ku bën thirrje që ti japin informacion se çfarë po ndërtohet në atë zonë.

‘Ne kena një rrugë poshtë që është e pakalueshme, ju kerkojmë që të na ndihmoni. Ata vijnë këtu dhe shpenzojnë lekë dhe nuk shpenzojnë këtu. Nëse këtu do të ndërtohet rrugë për të sjellë mbeturina atëherë këtu nuk do të ndërtohet asgjë. Ju lutem shpenzoni pak kohë në rrugën poshtë, pasi ka familje, unë vetë kam vendos një furgon i cili nuk mundet të kalojë. Ne këtu nuk kemi qef ti bëjme keq njeriu, vetëm na tregoni se çfarë po bëni. Nëse do sjellni mebturina këtu nuk do kalojë asnjë kamion. Hajdeni dhe na ndihmoni, kjo është një lagje që është në mënshirë të fatit. ‘– u shpreh prifti.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet prifti ne proteste proteste ne shkoder prifti ne proteste proteste ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Janar 2021, 09:07

Përmbytjet/ Lumi Vjosa del nga shtrati

SHKODËR– Lumi Vjosë si rrjedhojë e prurjeve të larta gjatë mbrëmjes ka dalë nga shtrati.Shirat janë rikthyer sërish në orët e para të mëngjesit, duke &cced...