Aktualitet

Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj, shoqërohen disa persona në komisariat, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën

13 Janar 2021, 10:42 Nga DOSJA
Plagosja e biznesmenit Sino Llanaj, shoqërohen disa persona në

TIRANË– Policia e Tiranës ka nxjerrë njoftimin zyrtar për plagosjen e biznesmenit Sino Llanaj, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm. Sipas njoftimit mësohet se biznesmeni ndodht jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në gjendje të mirë shëndetësore ndodhen edhe dy të tjerët që i kanë kapur plumbat.

Në njoftim thuhet edhe se janë shoqëruar disa persona në komisariatin nr,2 që dyshohen si të përfshirë në ngjarje.

Njiftimi i policisë

Me datë 13.01.2020, rreth orës 09:20, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi S. Ll., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu është plagosur jashtë rrezikut për jetën edhe shtetasi K. K., 42 vjeç, i cili po kalonte rastësisht në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli, po bëhet krehja e zonës, si dhe po kontrollohen pamjet filmike, për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Në Komisariatin e Policisë Nr. 2 janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset biznesmeni sino llanaj plagoset biznesmeni sino llanaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Janar 2021, 09:07

Përmbytjet/ Lumi Vjosa del nga shtrati

SHKODËR– Lumi Vjosë si rrjedhojë e prurjeve të larta gjatë mbrëmjes ka dalë nga shtrati.Shirat janë rikthyer sërish në orët e para të mëngjesit, duke &cced...