Aktualitet

Ishte në makinë me familjen, oficeri i SHÇBA nuk i bindet urdhërit të dy policëve! I kundërshton dhe sulmon verbalisht, p

13 Janar 2021, 10:12 Nga DOSJA
Ishte në makinë me familjen, oficeri i SHÇBA nuk i bindet

TIRANË– Oficeri i SHÇBA-së, Ardit Zenelaj është përfshirë ditën e sotme në një konflikt verbal me dy punonjës të policisë bashkiake. Dosja.al mëson se Zenelaj ka qenë në makinë bashkë me familjen teksa ka bërë një shkelje të qarkullimit rrugor tek Stacioni i Trenit dhe është ndaluar nga punonjësit e policisë bashkiake. Efektivi i SHÇBA ka kundërshtuar dhe nuk u është prezantuar si punonjës i SHÇBA. Kundërshtimi i tij ka devijuar më pas në dhunë fizike mes tre policëve.

Ai kanosi dy efektivët me iniciale, V. S. dhe K.K, të cilët kanë ngritur një kallëzim në komisariat për Zenelajn. Oficeri i SHÇBA është është paraqitur vetë pranë SHÇBA pasi ka patur kallëzim ndaj tij dhe ka nisur hetim disiplinor ndaj tij në pezullim nga puna deri në përfundim të hetimeve.

Në njoftimin zyrtar, SHÇBA thotë se “pas marrjes në dijeni të një konflikti të ndodhur mes një punonjësi të SHÇBA dhe disa punonjësve të Policisë Bashkiake Tiranë, vendosi pezullimin nga detyra, si edhe fillimin e ecurisë disiplinore për shkelje të rëndë ndaj Nd/specialistit të përfshirë në këtë konflikt, me detyrë Trupë Shërbimi pranë Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA, deri në përfundim të hetimit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardit zenelaj konflikt i tre policeve ardit zenelaj konflikt i tre policeve

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Janar 2021, 09:07

Përmbytjet/ Lumi Vjosa del nga shtrati

SHKODËR– Lumi Vjosë si rrjedhojë e prurjeve të larta gjatë mbrëmjes ka dalë nga shtrati.Shirat janë rikthyer sërish në orët e para të mëngjesit, duke &cced...