Bota

Gjyqi më i madh italian në dekada, grupi mafioz ‘Ndrangheta’ del para togave të zeza

13 Janar 2021, 09:33 Nga DOSJA
Gjyqi më i madh italian në dekada, grupi mafioz

ITALI- Grupi mafioz Ndrangheta pritet të dalë para Gjykatës  ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur BBC, i cili shkuan se një qendër “Call Center” është shndërruar në sallë për gjykimin e 355 mafjozëve dhe zyrtarëve të korruptuar.

Gjyqi pritet që të zgjasë më shumë se dy vite dhe mbi 900 dëshmitarë do të japin dëshmitë e tyre për të akuzuarit. Gjyqi do të zhvillohet në një ndërtesë të modifikuar posaçërisht në rajonin jugor të Kalabrisë.  Të pandehurit që do të dalin para togave të zeza janë të akuzuar për vrasje, trafik droge, zhvatje dhe pastrim parash.

Kush janë të pandehurit?

Grupi kriminal “Ndrangheta” drejtohet nga klani i familjes Mancuso. Kreu i klanit Mancuso është 66-vjeçari Luigi Mancuso, i cili mendohet se është edhe i dënuari më i rrezikshëm.  Ndërkohë që të pandeshu të tjerë nga familja Mancuso janë me pseudonime si “Ujku”,”Fatty”,”Blondie”.

Një i akuzuar tjetër është edhe avokati dhe ish-senatori i partisë Forca Italia, Giancarlo Pittelli. Ndërkohë që të akuzuarit e tjerë janë politikanë, oficerë policie, nëpunës civilë si dhe anëtarë të dyshuar dhe bashkëpunëtorë të familjes Mancuso.

Cilat janë akuzat?

Grupi “Ndrangheta”  akuzohet për furnizimin e sasive të mëdha të kokainës që hyjnë në Evropë nga Amerika e Jugut. Akuza të tjera janë vrasje, vrasje në tentativë, zhvatje, zbulimin e sekreteve zyrtare dhe abuzimin e detyrës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ndrangheta ndrangheta

Sondazh

Poll