Bota

LETRA/ Gjeneralët më të vjetër në SHBA nënshkruajnë një deklaratë ku dënojnë dhunën në Capitol

13 Janar 2021, 08:21 Nga DOSJA
LETRA/ Gjeneralët më të vjetër në SHBA

SHBA- Gjenerali më i vjetër në SHBA, Mark Milley së bashku me të gjithë Shefat e Përbashkët të Shtabit kanë nënshkruar një deklaratë ku dënojnë dhunën në Capitol. Në deklaratën e nënshkruar ata kërkojnë që dhunë në Capitol të dënohet dhe të mbrohet Kushtetuta.

Pjesë nga deklarata:

Dhuna në 6 janar në Capitol ishte një sulm i drejtpërdrejt në Kushtetutën e SHBA. Ne vajtojmë vrasjen e 2 policëve në krye të detyrës dhe të të gjithë personave të tjerë. Në konstatojmë se veprimet në Capitol ishin të papërshtatshme kundrejt ligjit në SHBA.

Dhuna në Capitol duhet të dënohet dhe se Kushtetuata e SHBA-së duhet që të mbrohet. Çdo akt kundër Kushtetutës është kundër traditave dhe vlerave tona. Sipas Kushtetutës në  20 janar Joe Biden do të betohet si Presidenti i 46-ë i SHBA-së. 

Disa ditë më parë SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mark milley protesta ne shba mark milley protesta ne shba

Sondazh

Poll

Bota 12 Janar 2021, 21:54

Imuniteti i tufës kundër koronavirusit, ende larg

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se imuniteti i tufës kundër koronavirusit, nuk ka shumë të ngjarë të zhvillohet këtë vit, përkundër fushatave të vaksinim...