Bota

Hetimet për protestën në Capitol, FBI: Kemi hapur mbi 160 çështje në 6 ditë por janë vetëm maja e ajsbergut 

13 Janar 2021, 08:02 Nga DOSJA
Hetimet për protestën në Capitol, FBI: Kemi hapur mbi 160

SHBA- FBI ka marrë përsipër hetimet për protestën e dhunshme në Capitol Hill. Sipas CNN deri tani nga FBI janë hapur mbi 160 çështje për të zbardhur dhe sjellë para drejtësisë protestuest e dhunshëm.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Prokurori i Përkohshëm i SHBA-së, Michael Sherwin, i cili tha se kjo është vetëm maja e ajsbergut dhe se çështje të tjera do të hapen në ditët në vijim për të dënuar të gjithë fajtorët.

“Njerëzit do të tronditen nga disa prej kontakteve të egër që ndodhën në Kapitol. Pra, fotografia do të ndërtohet. Unë mendoj se ka shumë keqkuptime për atë që ka ndodhur brenda Kapitolit dhe do të hyjë në “fokus lazer” gjatë javëve dhe ditëve të ardhshme,” shtoi ai.

Disa ditë më parë SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota michael sherwin protesta ne shba michael sherwin protesta ne shba

Sondazh

Poll

Bota 12 Janar 2021, 21:54

Imuniteti i tufës kundër koronavirusit, ende larg

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se imuniteti i tufës kundër koronavirusit, nuk ka shumë të ngjarë të zhvillohet këtë vit, përkundër fushatave të vaksinim...