Bota

Navalny planifikon të rikthehet në Rusi pas helmimit: Në 17 janar do të shkoj në shtëpi 

13 Janar 2021, 09:21 Nga DOSJA
Navalny planifikon të rikthehet në Rusi pas helmimit: Në 17 janar

RUSI- Kreu i opozitës ruse Aleksei Navalny planifikon të rikthehet në Rusi. Lajmin e ka bërë te ditur CNN, i cili shkruan se Navalny do të kthehety në Rusi pasi është shënruar komplet nga helmimi që i bënë. Ndërkohë që  vetë Navalny është shprehur se rikthimi në Rusi nuk është e diskutueshme pasi ai qëndroi në Gjermani për shkak të helmimit të tij. Ai gjithashtu ka thënë se do të shkojë në Rusi në 17 janar.

“Nuk ishte kurrë një pyetje për mua nëse do të kthehesha apo jo kurrë. Vetëm sepse nuk u largova. Unë përfundova në Gjermani, pasi arrita atje në një kuti të kujdesit intensiv. Më 17 janar, e diel, unë do të kthehem në shtëpi në Pobeda,” ka thënë ai.

Navalny, një politikan dhe hetues korrupsioni, i cili është një nga kritikët më të ashpër të presidentit rus Vladimir Putin, u sëmur ndërsa ishte duke udhëtuar për në Moskë nga Siberia më 20 gusht dhe aeroplani bëri ulje urgjente në Omsk të Siberisë. Më pas ai u transferua në spitalin Charité në Berlin, ku mjekët gjetën gjurmë të një lënde që bën pjesë në grupin e substancave aktive të quajtur “frenues të kolinesterazës” në trupin e tij.

(I.A/dojsa.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alexei navalny alexei navalny

Sondazh

Poll