Bota

Tërmetet e mbrëmshme në Nafpaktos të Greqisë, shkaktojnë rrëshqitje në Rrugën Kombëtare

13 Janar 2021, 08:19 Nga DOSJA
Tërmetet e mbrëmshme në Nafpaktos të Greqisë,

GREQI– Dy tërmete të fuqishëm prej 4.7 dhe 4.3 Rihter ndodhën pranë Nafpaktos në perëndim të vendit fqinj, me një ndryshim sekondash pak pas mesnatës të së Martës.

“Zona është ngazëllyer për një kohë të gjatë dhe siç ju thashë ne prisnim që ajo të na jepte një tërmet të vogël, besoj se gjithçka do të zhvillohet normalisht,” – tha Akis Tselentis, Drejtori i Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Pas tërmeteve, menjëherë ekipi i zjarrfikësve patrulloi në zonat e Nafpaktia dhe Fokida për të identifikuar çdo problem nga lëkundjet sizmike që ndodhën më herët, duke u përqëndruar në zonën më të gjerë të Marathias, në gjiun perëndimor të Korintit. Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, ka pasur një rrëshqitje të vogël në Rrugën Kombëtare Nafpaktos – Itea, afër zonës së Marathias. Po punohet për të ndrequr problemin.

Asnjë problem tjetër sizmik nuk është raportuar deri më tani, raporton CNN.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni termeti ne greqi termeti ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 12 Janar 2021, 21:54

Imuniteti i tufës kundër koronavirusit, ende larg

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se imuniteti i tufës kundër koronavirusit, nuk ka shumë të ngjarë të zhvillohet këtë vit, përkundër fushatave të vaksinim...