Bota

AXHENDA/ Osmani vazhdon takimet në ditën e dytë të vizitës së saj në Bruksel

13 Janar 2021, 08:35 Nga DOSJA
AXHENDA/ Osmani vazhdon takimet në ditën e dytë të

BRUKSEL- Presidenta në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani vazhdon sot takimet në ditën e dytë të vizitës së saj në Bruksel. Ajo ditën e sotme pritet që të takohet me Presidenten e Dhomës së Përfaqësuesve, Eliane Tillieux si dhe Presidenten e Senatit të Belgjikës, Stephanie D’Hose.

Ndërkohë që ditën e djeshme Osmani zhvilloi takime me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të BE-së, Oliver Varhelyi, me të dërguarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, si dhe me deputetët e Parlamentit Evropian që janë në Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian: Rainer Wieland, zv.presidenti i PE-së, Lukas Mandl (EPP), Viola von Cramon- Taubade, raportuese për Kosovën në PE, Ilhan Kyuchyuk, nga Grupi Reneë dhe Andrey Kovatchev, nënkryetar i EPP-së.

Temat që u diskutuan gjatë vizitës së djeshme në Bruksel mes Osmanit dhe  përfaqësuesve të BE-së ishin integrimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare si edhe dialogu me Serbinë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vjosa osmani vizit ne bruksel vjosa osmani vizit ne bruksel

Sondazh

Poll

Bota 12 Janar 2021, 21:54

Imuniteti i tufës kundër koronavirusit, ende larg

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se imuniteti i tufës kundër koronavirusit, nuk ka shumë të ngjarë të zhvillohet këtë vit, përkundër fushatave të vaksinim...