Aktualitet

Pse tani? Projekti për spitalin e Fierit gati që në 2017, si u ‘shpluhuros’ puna për t’u ‘mbyllur’ para zgjedhjeve

12 Janar 2021, 20:28 Nga DOSJA

TIRANË– Spitali i Fierit është kthyer në burim protestash në kohë pandemie nga qytetarët. Kryeministri Edi Rama pasi pa me ‘sy’ tokën që i pëlqeu për të ndërtuar godinën e spitalit rajonal, vendosi dhe u largua, duke lënë pas banorët që nisën protestat.

Por s’ka kohë për të menduar dhe kundërshtuar shumë pasi presidenti turk, Recep Tajip Erdogan premtoi ta ngrinte në këmbë godinën përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, si për të mbyllur ‘punë’ sa më shpejt.

Mesa duket projekti për spitalin nuk është dhe kaq i “freskët”. Në faqen zyrtare të “Albanian Construction Portal” ekziston një projekt për ndërtimin e spitalit të Fierit që prej vitit 2017.

 

“Spitali i ri, projekti i të cilit është gati dhe prezantuar në ambientet e Poliklinikës nga përfaqësuesit e firmës fituese të projektit “Atelier 4”, do të ngrihet në afërsi të pyllit të Levanit dhe pritet të fillojë së shpejti nga punimet. Ky spital do t’i shërbejë jo vetëm pacientëve të Rajonit të rajonit të Fierit por edhe më gjerë,”-shkruhet nën projekt.

Nëse projekti është bërë që para 3 vitesh, pse do të ndërtohet pikërisht tani godina e spitalit? Mos vallë është ndonjë ‘dhuratë’ para zgjedhjeve…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albanian construction portal spitali i fierit albanian construction portal spitali i fierit

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Janar 2021, 19:53

Emisioni “Stop” publikoi këtë të martë një rast skandaloz korrupsioni në spitalin Covid 2, ku punonjës të këtij spitali, bëjnë pazar me jetën e pacientëve.Vajza...