Aktualitet

Covid-19 në Berat/ 33 persona të infektuar, mes tyre punonjës të institucioneve, kamarierë dhe pensionistë

12 Janar 2021, 20:21 Nga DOSJA
Covid-19 në Berat/ 33 persona të infektuar, mes tyre punonjës

BERAT-Ministria e Shëndetësisë ka raportuar ditën e sotme se 33 persona në Qarkun e Beratit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Ndërkohë, burime për Dosja.al bëjnë me dije se të prekurit janë punonjës në institucione vendore, punonjës ujësjellësi, inspektor në Drejtorinë e Bujqësisë, kamarierë dhe pensionistë.

Më konkretisht, mes të infektuarve është një 1 specialist në drejtorinë e SH.A. Ujësjellës-Kanalizimeve Berat dhe 1 specialist në Drejtorinë e Bujqësisë Berat.

Të prekur me Covid-19 regjistrohen edhe në disa biznese private, që operojnë në shërbim të qytetarëve. Një kamarier në një fast-food në Berat, një punonjës në filialin e Megatek dhe një shitëse në një dyqan robashë në Urë-Vajgurore.

Gjithashtu, 22 raste të infektuarish rezultojnë të jenë pensionistë, të moshave nga 60-72-vjeç, ndërsa 6 të tjerë janë persona të papunë.

Burimet zyrtare brenda Drejtorisë së Shëndetit Publik Berat konfirmojnë se, mes të infektuarve nuk janë regjistruar persona me simptoma të rënda. E ndërkohë që rastet me Covid-19, po shënojnë rritje nga dita në ditë, aktualisht në qarkun e Beratit regjistrohen 802 raste aktive.

Që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri janë shënuar 6,4627 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 1,252 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat covid-19 covid-19 ne berat berat covid-19 covid-19 ne berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Janar 2021, 19:53

Emisioni “Stop” publikoi këtë të martë një rast skandaloz korrupsioni në spitalin Covid 2, ku punonjës të këtij spitali, bëjnë pazar me jetën e pacientëve.Vajza...