Bota

Bisedimet Greqi-Turqi, mediat greke theksojnë rolin e kryeministrit Rama në afrimin mes dy vendeve

12 Janar 2021, 17:10 Nga DOSJA
Bisedimet Greqi-Turqi, mediat greke theksojnë rolin e kryeministrit Rama

GREQI– Kryefjala e diplomacisë së jashtmë në Greqi është rinisja e bisedimeve mes Greqisë dhe Turqisë pas pesë vitesh. Në pasqyrimin e këtyre zhvillimeve, mediat greke theksojnë edhe rolin e Kryeministrit Rama në qasjen e politikanëve dhe diplomatëve të dy vendev.

Shtypi grek, ia atribuon kryeministri Rama ‘meritën’, pasi ishte ai që këmbnguli dhe mori hapin e parë  për qasjen e dy vendeve. Nëpër media theksohet se burime diplomatike turke, shqiptare dhe bullgare konfirmojnë  iniciativën diplomatike të nivelit të lartë që ndërmori  kryeministri shqiptar Edi Rama për afrimin e Greqisë dhe Turqisë.

Bisedimet teknike mes dy vende kanë filluar në vitin 2002 dhe janë zhvilluar 60 herë. U ndërprenë në vitin 2016 për shkak të tentativës për grusht shteti në Turqi dhe pasoi periudha më e gjatë dhe e tensionuar mes dy fqinjëve.

Greqia ende këmbëngul që në këto bisedime të shkojë vetëm me temën e përcaktimit të kufijve të saj detare dhe ZEE ,ndërsa siç theksoi përsëri Cavusoglu, Turqia kërkon dialog pa kushte për të gjitha çështjet.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bisedimet turqi-greqi mediat greke roli i rames bisedimet turqi-greqi mediat greke roli i rames

Sondazh

Poll

Bota 12 Janar 2021, 16:22

FOTO/ Problemet që hasin njerëzit e gjatë

BOTË-Qoftë për të luajtur sporte apo për të qenë një supermodele, shumë njerëz ëndërrojnë të jenë të gjatë. Por, në disa foto të publikuara, duket qartë që...