Bota

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon, ministri Dendias paraqet në parlament projektligjin: E drejtë historike!

12 Janar 2021, 16:36 Nga DOSJA
Zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon, ministri Dendias

GREQI– Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias paraqiti në sesionin e sotëm parlamentar projekt-ligjin për zgjerimin e ujërave territoriale në detin Jon, deri në Kepin e Tainaros në Peloponez.

Projektligji, i cili përmban 5 nene do të ndjekë një procedurë të rregullt parlamentare për t’u votuar më 19 janar. Kryediplomati grek theksoi se Greqia po zbaton të drejtën e saj për tu zgjeruar.

 “Qeveria i sugjeron delegacionit kombëtar ushtrimin e së drejtës së patjetërsueshme të vendit tonë për të zgjatur territorin në rajonin e Detit Jon dhe deri në Tainaro, nga 6 në 12 milje detare.Ky zgjerim do të rrisë sipërfaqen e sovranitetit kombëtar me 10,079 kilometra katrorë. Dhe nëse dikush merr parasysh hapësirën e krijuar nga mbyllja ligjore e gjireve sipas ligjit ndërkombëtar, ajo tejkalon 13,000 kilometra katrorë,” tha ministri i Jashtëm Nikos Dendias.

Athina pretendon të shtrijë ujërat territoriale përgjatë vijës bregdetare të saj perëndimore nga gjashtë në 12 milje detare.

(kle.mu./dosja.al)  

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni nikos dendias zgjerimi i greqise me 12 milje nikos dendias zgjerimi i greqise me 12 milje

Sondazh

Poll

Bota 12 Janar 2021, 16:22

FOTO/ Problemet që hasin njerëzit e gjatë

BOTË-Qoftë për të luajtur sporte apo për të qenë një supermodele, shumë njerëz ëndërrojnë të jenë të gjatë. Por, në disa foto të publikuara, duket qartë që...