Bota

Zbulimi i origjinës së virusit/ Ekspertët e OBSH-së me plane të qarta për pikat e studimit

12 Janar 2021, 16:42 Nga DOSJA
Zbulimi i origjinës së virusit/ Ekspertët e OBSH-së me plane

KINË-Shkencëtarët, të cilët do të dërgohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të hulmtuar origjinën e Covid-19 në Kinë, e kanë përcaktuar qartë planin e studimit.

Sipas TheGuardian, ata synojnë të vizitojnë Wuhan, vendin ku u zbulua për herë të parë Covid-19 dhe të flasin me shkencëtarët kinezë të cilët kanë studiuar të njëjtën çështje. Gjithashtu, ata do të shohin për mënyrën se si ky virus mund të ketë kaluar nga kafshët te njerëzit.

Rëndësia e të studiuarit në Kinë, e të parit të vendeve të lidhura me shpërthimin e Wuhan, është propozuar fillimisht nga Fabian Leendertz, profesor në epidemiologjinë e mikroorganizmave në Instituti Robert Koch të Gjermanisë. I përfshirë në gjurmimin e burimit të shpërthimit të Ebolas në Afrikën perëndimore 2014 në një koloni lakuriqesh në një pemë, ai gjithashtu ka punuar në identifikimin kur fruthi mund të jetë hedhur për herë të parë tek njerëzit.

Kina ka sugjeruar vende të tjera jashtë vendit ku virusi mund të ketë origjinën Leendertz beson se Wuhan mbetet pika më e mirë e studimit.

“Unë mendoj se filozofia e OBSH-së është e mirë. Filloni në pikën që ka përshkrimin më të fortë të rasteve njerëzore edhe nëse nuk e dimë që tregu i Wuhan ishte pika ku për herë të parë u shpërnda te njerëz. Nga Wuhan ne mund të kthehemi në kohë për të ndjekur provat e për të zbuluar origjinën,”-ka thënë ai.

Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë me ekspertë ndërkombëtarë i ngarkuar me hetimin e origjinës së pandemisë Covid-19 do të mbërrijë në Kinë në 14 Janar. Pandemia e Covid-19 është shfaqur për herët të parë në Wuhan e më pas është shpërndarë në gjithë globin deri më tani janë shënuar 91 milionë të infektuar dhe kanë ndërruar jetë 1 milionë pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 kine covid-19 kine

Sondazh

Poll

Bota 12 Janar 2021, 16:22

FOTO/ Problemet që hasin njerëzit e gjatë

BOTË-Qoftë për të luajtur sporte apo për të qenë një supermodele, shumë njerëz ëndërrojnë të jenë të gjatë. Por, në disa foto të publikuara, duket qartë që...