Bota

Masat e ashpra? Boris Johnson mbledh kabinetin, paralajmërohen masa më të ashpraa nti-COVID, ka rritje shifrash

12 Janar 2021, 16:32 Nga DOSJA
Masat e ashpra? Boris Johnson mbledh kabinetin, paralajmërohen masa më

BRITANI E MADHE- Kryeministri Boris Johnson mblodhi sërish kabinetin sot për të shqyrtuar situatën me pandeminë e koronavirusit. Sipas “Dailymail“, ekziston mundësia që masat të shtrëngohen brenda disa ditësh nëse numrat e të infektuarve nuk shënojnë rënie.

Kryeministri zhvilloi sot një tjetër një takim virtual me ekipin e tij, për të shqyrtuar të gjitha mundësitë lidhur me çfarë do të ndodhë me vendin. Deri më tani qeveria u ka kërkuar qytetarvëve që të kufizojnë kontaktet dhe të ruajnë distancën me tre metra.

Po shqyrtohet mundësia për mbylljen e më shumë vendeve të punës dhe kufizimi i lëvizjes së lirë me Skocinë. Nëse masat do të shtrëngohen, vendimi do të bëhet publik ditën e nesërme.

Që nga rastet e para dhe deri më tani në Britaninë e Madhe janë shënuar 3,118,518 r aste të prekura nga pandemia, ndërsa kanë ndërruar jetë 81,960 persona. Ndërkohë që prej më shumë se një muaji në vend ka nisur vaksinimi me dozat anti-COVID. 

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson koronavirusi ne angli boris johnson koronavirusi ne angli

Sondazh

Poll

Bota 12 Janar 2021, 16:22

FOTO/ Problemet që hasin njerëzit e gjatë

BOTË-Qoftë për të luajtur sporte apo për të qenë një supermodele, shumë njerëz ëndërrojnë të jenë të gjatë. Por, në disa foto të publikuara, duket qartë që...