Bota

Ukraina në vështirësi për vaksina, presidenti Zelenskiy ‘i dëshpëruar’, kërkon ndihmën e Bashkimit Evropian

12 Janar 2021, 16:08 Nga DOSJA
Ukraina në vështirësi për vaksina, presidenti Zelenskiy

UKRAINË-Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy iu ka kërkuar vendeve të Bashkimit Evropian, më shumë ndihmë në sigurimin e vaksinave, pasi qeveria e tij refuzoi t’i drejtohet Rusisë për ndihmë.

Ukraina ka rënë dakord të blejë disa vaksina nga Kina dhe gjithashtu pret që të sigurojë të tjera me anë të programit global Covax për vendet e varfëra. Vendi ka hedhur poshtë thirrjet nga një udhëheqës i opozitës me mbështetje ruse për të blerë vaksina nga Rusia.

Një javë më parë, 13 nga 27 vendet anëtare të BE kanë nxitur bllokun dhe komisionin e BE, të bëjë më shumë për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit në vendet ballkanikë  dhe në Ukrainë. Ndërkohë, muajin e kaluar, presidenti rumun Klaus Iohannis gjatë një vizite në Kishinaun, premtoi se do të dhurojë 200,000 doza të vaksinës Pfizer / BioNTech në Moldavi si një gjest solidariteti pas zgjedhjeve të Sandu.

Në Ukrainë që prej fillimit të pandemisë janë shënuar 1,124,430 raste infektimi dhe kanë ndërruar jetë 20,019 pacientë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 ne ukraine ukraine covid-19 ne ukraine ukraine

Sondazh

Poll