Bota

Rrreth 20% e populsisë është vaksinuar! Izraeli është i pari në fushatën e vaksinimit dhe arsyeja është politike!

12 Janar 2021, 16:20 Nga DOSJA
Rrreth 20% e populsisë është vaksinuar! Izraeli është i

IZRAEL– Fushata e vaksinimit në Izrael është me ritme shumë të shpejta. Ndërsa popullsia po vaksinohet masivisht, numri i infeksioneve të reja po rritet ndjeshëm, ndërsa vendi ka hyrë në bllokimin e tretë kombëtar.

Rreth 2 milion izraelitë kanë marrë dozën e tyre të parë të vaksinës anti-Covid (disa prej tyre kanë marrë edhe dozën e dytë). Me mbi 20 për qind të popullsisë së vaksinuar, Izraeli është duke tejkaluar çdo vend tjetër. Britania dhe Shtetet e Bashkuara, kanë arritur të vaksinojnë deri tani vetëm 2 për qind të popullsisë së tyre, shkruajnë mediat e huaja.

Të gjithë izraelitët marrin kujdes shëndetësor pothuajse falas, dhe kanë kartela shëndetësore të dixhitalizuara, dhe vendi ka një përvojë në përballjen me emergjencat kombëtare.

Nivelet e vdekjeve në Izrael mbetën relativisht të ulëta, falë një popullsie shumë më të re sesa ajo në vendet perëndimore dhe falë spitaleve publike të një niveli të lartë. Kryeministri Netanyahu filloi të fokusohej tek vaksina..

Ai e urdhëroi që në shkurt 2020 Qendrën Kombëtare të Kërkimit Biokimik të niste punën për një vaksinë izraelite.  Më pas Izraeli nënshkroi në qershor marrëveshje me kompanitë Moderna dhe AstraZeneca, për të zbuluar në nëntor se Pfizer do të ishte i pari me një vaksinë të aprovuar. Netanyahu i urdhëroi zyrtarët e tij të hynin në negociata emergjente me Pfizer, dhe telefonoi personalisht drejtuesin e kompanisë.

Ai autorizoi avokatët qeveritarë të nënshkruanin një kontratë, me të cilën Izraeli do të paguante dyfishin e asaj që anëtarët e BE-së po paguajnë për dozën e parë, dhe hoqi dorë nga çdo përgjegjësi për Pfizer, për sa kohë që Izraeli do të merrte dërgesën e tij të parë me katër milion doza në datën më të hershme të mundshme, në dhjetor.

Kur mbërriti dërgesa e parë me vaksinën e Pfizer më 9 dhjetor 2020, kishte nisur prej kohësh një operacion i përgatitjes së magazinimit dhe logjistikës së shpërndarjes. 

Përqendrimi i pushtetit në dorën e kryeministrit dhe politizimi i vendimmarrjes nga Netanyahu, e pengoi shumë menaxhimin fillestar të pandemisë, por sigurisht që po ndihmon tani me vaksinimet. Netanyahu përballet më 23 mars me një palë zgjedhje të vështira, ndaj po e bën fushatën e suksesshme të vaksinimit si kauzën kryesore të fushatës për rizgjedhjen për një mandat tjetër.

Përfshirja e Netanyahut mund të ketë qenë ose jo arsyeja kryesore pse Pfizer dhe Moderna janë përgatitur t’i dërgojnë Izraelit ngarkesat e hershme të vaksinave.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksinimi ne izrael vaksinimi ne izrael

Sondazh

Poll