Bota

Erdogan i vendosur: Turqia e gatshme të riparojë lidhjet e vjetra me Evropën!

12 Janar 2021, 15:18 Nga DOSJA
Erdogan i vendosur: Turqia e gatshme të riparojë lidhjet e vjetra me

TURQI– Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan deklaroi ditën e sotme se vendi i tij është i gatshëm  të riparojë mardhëniet me Bashkimin Europian, ndërsa i bëri thirrje vendeve anëtare të shfaqnin të njëjtin vendosshmëri.

Në një fjalim me ambasadorët e kombeve të BE në Ankara, Erdogan gjithashtu tha se shpresa e fillimit të bisedimeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjes Turqi-Greqi, paralajmëron një epokë të re.

Erdogan, po ashtu i bëri thirrje Greqisë të shmangte hapat të cilat ai tha se po përshkallëzonin tensionet, shkruajnë mediat e huaja.

Deklarata e Erdogan vjen ndërsa Turqia, një kandidate për t’u bashkuar me BE, është drejt pajtimit me vendeve perëndimore, pas përçarjeve të thella vitin e kaluar, ku udhëheqësit e Francës dhe Turqisë u përfshinë në një seri shkëmbimi të thellë fjalësh për shkak të divergjencave mbi konfliktet në Siri dhe Libi, midis çështjeve të tjera.

Erdogan tha: “Ne jemi të gatshëm t’i rikthejmë marrëdhëniet tona në rrugën e duhur dhe ne presim që BE të tregojë të njëjtën vendosmëri.

Greqia dhe Turqia njoftuan të hënën se do të rinisnin bisedimet që synonin zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tensioneve në 25 janar në Stamboll. Bisedimet do të ishin raundi i 61-të i një procesi afatgjatë të negociatave midis të dyve.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni erdogan lidhja e turqise me europen marredheniet turqi-greqi erdogan lidhja e turqise me europen marredheniet turqi-greqi

Sondazh

Poll