Aktualitet

ERDHËN nga Gjermania! Ambasada në Tiranë për vaksinat anti-COVID: Nuk kemi informacione!

12 Janar 2021, 15:53 Nga DOSJA
ERDHËN nga Gjermania! Ambasada në Tiranë për vaksinat

TIRANË –Ambasada Gjermane në Tiranë ka reaguar sot në lidhje me ardhjen e vaksinës Pfizer ditën e djeshme në Shqipëri.

Ditën e sotme Dosja.al bazuar në dokumente publikoi lajmin se vaksina anticovid vinte nga gjermania. Ndërkohë në një reagim për mediat thuhet se Ambasada gjermane nuk disponon asnjë informacion lidhur me këtë çështje ndërsa shton se Gjermania do të vazhdojë të mbështet Shqipërinë në përballimin e pandemisë nëpërmjet dhurimeve materiale dhe trajnimeve në fushën mjekësore.

“Ambasada nuk disponon deri tani informacione të mëtejshme në lidhje me vaksinën e dërguar më 11 janar 2021.Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë në përballimin e pandemisë së COVID-19 e angazhuar dhe ne mënyra të ndryshme. Kjo ka ndodhur (dhe po ndodh ende) përmes dhurimeve materiale dhe trajnimeve në fushën mjekësore, ndihmës së drejtpërdrejtë për shtresat në nevojë te popullatës dhe përmes një pakete prej më shumë se 10 milionë eurosh, ndër të tjera për këshillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për riorganizimin pergjate krizës si dhe financimin shtesë te Rural Credit Guarantee Foundation.”– thuhet në deklaratë.

Dosja.al ka siguruar dokumentacionin e plotë me të cilin vaksina Pfizer/BioNtech mbërriti në Shqipëri. Vaksina u soll nga Gjermania, ndërsa në faturën shoqëruese të saj, shihet se kutitë me 975 dozat e para kanë mbërritur në Rinas, dorazi.

(k.m/a.k/ dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia nis vaksinimin shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll