Aktualitet

Pas Tiranës, Vlora bëhet qyteti i dytë ku do nisë vaksinimi në Shqipëri

12 Janar 2021, 13:58 Nga DOSJA
Pas Tiranës, Vlora bëhet qyteti i dytë ku do nisë vaksinimi

TIRANË– Të shtunën nis vaksinimi anti covid në qytetin e Vlorës. Burime nga bluzat e bardha në Vlorë thonë se po shihet mundësia e dy ambienteve, i pari është holli i stadiumit të futbollit Flamurtari dhe një tjetër ambientet është ai i palestrës së basketbollit.

Të parët që do të vaksinohen janë bluzat e bardha, ndërsa ende nuk dihet numri i dozave që do mbërrijnë në Vlorë.

Fushata e vaksinimit me 900 dozat e para kundër COVID19 nisi dje në vendin tonë. E para që mori dozën ishte Najada Çomo, më pas kryeministri Rama, mjeku Pëllumb Pipero, Tritan Kalo për tu pasuar me të tjerë mjekë, ndërsa vaksinimi ka vijuar edhe ditën e sotme.

(a.b;kle.mu)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia nis vaksinimin vaksinimi ne vlore shqiperia nis vaksinimin vaksinimi ne vlore

Sondazh

Poll