Aktualitet

Fjolla Morina kërkon gjykim të shkurtuar, pranon akuzën por këmbëngul: Armën nuk e kisha me qëllim trafikimi

12 Janar 2021, 14:36 Nga DOSJA
Fjolla Morina kërkon gjykim të shkurtuar, pranon akuzën por

KUKËS– Ditën e sotme Gjykata e Kukësit ka shqyrtuar kërkesën ndaj këngëtares Fjolla Morina.

Gjykata ka vendosur dërgimin për gjykim të çështjes në ngarkim të  Morinës, e akuzuar për kryerjen e veprës penale trafikim i armëve dhe municionit parashikuar nga neni 278/A/1 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Është vendosur pushimi i ndjekjes penale te shtetasve Fisnik Syla dhe Fitim Muji. Këngetarja Fjolla Morina shkon si e akuzuar e vetme dhe jo në bashkëpunim.

Morina, e përfaqësuar nga avokatja e saj Aurora Guska, i ka kërkuar gjykatës që çështja në ngarkim të saj të gjykohet me gjykim të shkurtuar pasi çështja mund te zgjidhet në themel në gjendjen që janë aktet. Ajo ka pranuar se kishte armë me vete, por nuk e mbante armën me qëllim trafikimi e as për fitim duke i qëndruar deklaratave të saj të dhëna më parë. 

Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator, teksa po kalonte në pikën kufitare të Morinës. Ajo po udhëtonte në makinën e saj, tip “Audi Q7”, bashkë me biznesmenin nga Kosova me vendbanim në Belgjikë, Fisnik Syla dhe me shoferin e saj, Fitim Muji. Asaj iu gjetën dy armë me vete, njëra brenda në çantë, ndërsa tjetra, në bagazh. Pas ekspertizës, u konstatua se njëra ishte armë zjarri, ndërsa tjetra, çakmak. Pas arrestimit Morina pranoi pronësinë e armës që ndodhej në makinë dhe tha se dy personat që e shoqëronin, nuk kishin lidhje me pistoletën dhe nuk kishin dijeni. Fjolla Morina vazhdon të jetë ë në arrest shtepiak në qytetin e Kukësit.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fjolla morina pranon akuzen fjolla morina pranon akuzen

Sondazh

Poll