Aktualitet

Ekspertja e ISHP: Personat që kanë janë vaksinuar duhet të marrin dozën e dytë sërish pas 21 ditësh 

12 Janar 2021, 15:36 Nga DOSJA
Ekspertja e ISHP: Personat që kanë janë vaksinuar duhet të

TIRANË– Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik Iria Preza, ka thënë se një dozë vaksine kundër Covid-19 është e pamjaftueshme për të krijuar imunitet ndaj sëmundjes. Në një intervistë që ka dhënë për Abcnews ajo ka thënë ndër të tjera se personat që kanë marrë vaksinën pas 21 ditësh duhet të marrin dozën e dytë të vaksinës. Ajo shton ndër të tjera se doza e dytë që duhet të jetë e të njëjtës kompani prodhuese si e para.

“Vihet pas 21 ditësh për të marrë dozën e dytë. Nëse vaksinohemi me Phfizer edhe e dyta do të bëhet me të, jo të marrim tjetër. Dy javët e para fillon trupi të krijojë anti-trupa, por duhet doza e dytë që të plotësohet procesi i vaksinimit. “- ka thënë ajo.

Vaksina e Phfizer dhe Biontech vlerësohet të jetë efikase rreth 95%. Tek personat me probleme të imunitetit mbrojtja mund te jetë më e ulët.

Sot u vaksinuan epidemiologët. Ishte dita e dytë e vaksinimit në Shqipëri. Procesi nisi një ditë më parë, kur në vendin tonë mbërritën 975 dozat e para të vaksinës anti-Covid, në formë dhurate. Të moshuarit e kanë radhën pas bluzave të bardha.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia nis vaksinimin shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll