Aktualitet

Me armë e fishekë në çantë/ Gjykata e Kukësit merr dosjen e Fjolla Morinës, akuzohet për trafik armësh! Pushohet çësh

12 Janar 2021, 15:10 Nga DOSJA
Me armë e fishekë në çantë/ Gjykata e Kukësit

KUKËS– Gjykata e Rrethit në Kukës ka dërguar për gjykim dosjen e këngëtares Fjolla Morina. Mësohet se këngëtarja akuzohet për kryerjen e veprave penale “trafik i armëve” dhe “municion ushtarak”, ndërkohë që ka pushuar hetimi për biznesmenin Fisnik Syla dhe shoqëruesin e tyre, Fitim Muji.

Ndërkohë që avokatja e këngëtares Aurora Guska, i ka kërkuar togave të zeza, që vendimi për Morinën të merret me gjykim të shkurtuar. Kjo pasi Guska pretendon se çështja mund të zgjidhet në themel në gjendjen që janë në aktet. Në seancën e sotme, Morina pranoi se armën nuk e mbante për qëllim trafikimi dhe as për fitim, por e kishte dhuratë nga një mik që nuk jetonte më. Duke u qëndruar kështu “besnike” versioneve të para që ka dhënë. 

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja Fjolla Morina u mor e pandehur nga Prokuroria e Kukësit për “trafik armësh zjarri”, muaj pasi u prangos më 19 shtator në pikën kufitare të Morinës, pasi në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë. 

Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni, partneri i saj Fisnik Syla dhe shoferi i tyre, Fitim Muji. Në rrëfimin e saj, Morina u shpreh se dy shoqëruesit e saj nuk kishin dijeni se ajo kishte armë në çantë, ndërkohë që për të u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Masë që e ‘përfitoi’ pas falsifikimit të një ekografie, ku tregohej se ishte shtatzënë, por në testin e dytë mashtrimi u zbulua.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi ne shqiperi nis vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll