Politike

‘Nuk të fut brenda as partia dhe as qeveria’, Rama i kthen përgjigje ndjekësve të tij: Janari me PS quhet verë!

12 Janar 2021, 14:21 Nga DOSJA
‘Nuk të fut brenda as partia dhe as qeveria’, Rama i kthen

TIRANË– Kryeministri Edi Rama njihet për replikat e tij me komentuesit e tij në ‘Facebook’ të cilat shpërndahen menjëherë në rrjet. Një komentues nuk do e priste që të merrte një përgjigje nga kryeministri, mirëpo në rastin e Ramës ka gjithmonë përjashtime dhe të papritura.

Kryeminister kam respekte per punen qe ben por duhet te punoj gjykata per ata hajdutet ne parlament qe kan pasuri te pa deklaruar ti fusje brenda nje nga nje boll vodhen hajdutat kam 30 vjet ne emigrim dhe skam nje pal shpi“,- shkruan qytetari.

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje, duke i thënë se nuk të dënon partia dhe as qeveria, por drejtësia dhe prandaj po punojnë për të pastruar sistemin e drejtësisë.

Nuk jemi ne vitin 1945 i dashur dhe nuk te fut brenda as partia, as qeveria, po drejtesia dhe prandaj po e pastrojme edhe drejtesine njesoj sic kemi pastruar kanalet e bllokuar me plehra fushave! Por duhet durim, se kanalet pastrohen me lehte e me shpejt se sa drejtesia!” shkruan Rama.

Të tjera përgjigje që Rama i ka kthyer komentuesve ishin: ‘Janari me PS-në quhet verë’, ‘Sheh mendja nuk sheh syri thot populli’ e komente të tjera që i shihni në foto-galerinë e mëposhtme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll