Politike

Vaksinat anti-Covid, Koduzi: Rama i solli kontrabandë nga Gjermania, veproi si një magjistar pas indinjatës së darkës në D

12 Janar 2021, 11:13 Nga DOSJA
Vaksinat anti-Covid, Koduzi: Rama i solli kontrabandë nga Gjermania, veproi

TIRANË– Gazmend Koduzi, specialist pranë Departamentit të Shëndetësisë në PD ka deklaruar se sipas disa informacioneve që posedon, vaksinat e Pfizer kanë ardhur kontrabandë nga Gjermania. I ftuar në emisionin ‘Spotlight’ nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Koduzi tha se vaksinat nuk janë siguruar pas një komunikimi shtet me shtet, por në mënyrë kontrabandë.

Nuk ka ardhur shtet më shtet. Nuk e ka sjellë shteti gjerman për shtetin shqiptar. Këtë informacionin unë. Kaq! Kanë ardhur nga Gjermania, por nuk i ka sjellë shteti gjerman. Personat që ma kanë thënë janë të besuar, në Shqipëri, që kanë informacion,”– deklaroi ai.

Koduzi shtoi më tej se nisja e vaksinimit të hënën e 11 Janarit ishte një strategji e kryeministrit për të shuar indinjatën pas darkës që bëri bujë në Dubai.

“Unë nuk besoj që z.Rama ta humbiste këtë rast për të bërë shoë. Erdhën menjëherë dhe unë mendoj që erdhën për të thyer atë indinjatë që kishte shpërthyer në rrjetet sociale pas asaj darke luksoze që bënë qeveritarët shqiptarë në Dubai, kur Shqipëria është nën ujë, kur qytetarët po i humbasin shtëpitë, po rrezikojnë jetët e tyre. Kryeministri Rama si mjeshtër i PR, i gjeti ku i gjeti, i nxori. Nuk u lajmërua. Dhe vaksinat janë produkt farmaceutik dhe nuk shkojnë të blihen në supermarket, pra është planifikuar minimum disa ditë para. Do merrej leje importi. Nuk hyjnë dot kështu në Shqipëri, vaksinat. Pra, dhe Ministria e Shëndetësisë e ka pasur këtë informacion. Të gjithë këto elementë, ne na bëjnë të dyshojmë që z. Rama e ka përdorur këtë moment, mënyra si e nxori nga xhepi si një magjistar, për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve nga indinjata e thellë, nga ajo situatë që ishte krijuar. E ka për detyrë kryeministri që të bëjë transparencë,”- deklaroi Koduzi.

Sot Dosja.al publikoi ekskluzivisht dokumentin që vërtetonte se Gjermania është vendi që i dha Shqipërisë 975 dozat e para të vaksinës Pfizer/BioNtech. Dosja.al ka siguruar dokumentacionin e plotë bashkëngjitur “valixhesë” me 195 doza Pfizer/BioNtech dhe në faturën e zhdoganimit të vaksinës në Rinas, shihet se vaksina ka si vend origjine dhe eksporti Gjermaninë, ndërsa dërguesi është kompania Pfizer/BioNtech.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gazmend koduzi shqiperia nis vaksinimin gazmend koduzi shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll