Politike

Konsultim për votën e emigrantëve, KQZ kërkon takim me partitë politike

12 Janar 2021, 13:46 Nga DOSJA
Konsultim për votën e emigrantëve, KQZ kërkon takim me

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar që ditën e nesërme të takohet me partitë politike në vend. Takimi kërkohet për konsultim në lidhje me votën e emigrantëve.

Po ashtu, në këtë takim do të bëhet konsultim edhe për pilotimin e votimit elektronik. Në një njoftim dërguar selive të partive KQZ kërkon që takimi të zhvillohet nesër në orën 15:30.

“Duke marrë në konsideratë afrimin e datës së zgjedhjeve dhe rëndësinë që kanë projektet e identifikimit biometrik të zgjedhësve, votimit dhe numërimit elektronik, monitorimi me kamera i qëndrave të votimit dhe votimi nga jashtë i shtetasve shqiptarë që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë Shqipërisë, KQZ dëshiron të zhvillojë një takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike në KQZ”.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kqz partite politike zgjedhjet e 25 prillit kqz partite politike zgjedhjet e 25 prillit

Sondazh

Poll