Aktualitet

U zhduk pa gjurmë, nipi i Moisi Habilajt: Nuk di ku mund të ketë përfunduar xhaxhai, ishte në një apartament

12 Janar 2021, 13:04 Nga DOSJA
U zhduk pa gjurmë, nipi i Moisi Habilajt: Nuk di ku mund të ketë

ITALI– Nipi i Moisi Habilajt, të arratisur që nga dita e djeshme që është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane ka treguar se nuk e ka idenë se ku mund të ketë përfunduar xhaxhai i tij.

Gazetari Dario De Luca tha për Syri.net se ka komunikuar një natë më parë me nipin e Habilajt, i cili i ka thënë se që pas fikjes së telefonit, nuk ka komunomuar më me xhaxhain.

“Mbrëmje e djeshme kemi folur nëpërmjet Facebook me nipin e Habilajt. Ai na ka konfirmuar se nuk ishte në Raguza, por në San Michele di Ganzaria. Siç është shkruar edhe në artikull, ai (Habilaj) ka qenë në shtëpinë e vëllait për gati dy muaj dhe më pas ka shkuar për të jetuar në një apartament. Familjarët thonë se nuk e dinë se ku ka përfunduar,”– është shprehur De Luca.

Lajmi për arratisjen e Habilajt u bë publik një ditë më parë nga autoritetet italiane, të cilat e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Apelit e Katanias e dënoi pak kohë më parë, përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn. Para se të ekzekutohej vendimi i Apelit, Moisi Habilaj ishte caktuar në “arrest shtëpie”, pasi kaloi 954 ditë pas hekurave.

Sot, mediat italiane shkruanin se në fakt arratisja e Habilajt nuk ka të bëjë me dënimin e tij për trafik të lëndëve narkotike por për të shmangur dëshminë e tij në gjyqin ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arratiset moisi habilaj moisi habilaj arratiset moisi habilaj moisi habilaj

Sondazh

Poll