Aktualitet

Takimi me Ramën, fermerët: Nuk gjetëm zgjidhje me kryeministrin, s’na është caktuar as çmimi…na tregoi derën e Gjykat

12 Janar 2021, 11:48 Nga DOSJA
Takimi me Ramën, fermerët: Nuk gjetëm zgjidhje me kryeministrin,

FIER– Fermerët kanë zbardhur detaje nga takimi që zhvilluar me kryeministrin Edi Rama, pasi prej dy ditësh kundërshtojnë me protestë ndërtimin e spitalit rajonal nga turqit.

Në një prononcim për mediat, banorët shprehën se në takimin me Ramën nuk ka ndryshuar asgjë. Ata shtuan se çmimi për shpronësimin e tokës nuk është caktuar ende dhe nëse nuk bien dakort, mund ta ndjekin edhe në gjykatë.

Ai erdhi dhe tha që doni ju apo nuk doni, kjo është diça e vendosur, nuk e ktheni dot pas. Po të doni ndiqeni në Gjykatë po kjo është vendosur. I thamë se kjo është e vetmja gjë që kemi, do presim. Presim, një urdhër tjetër. Për ne, do vijojmë të presim. Edhe ne duam të ndërtohet spitali, por jo të tallen ata me ne. pas vendimit të bashkisë, do të shohim çfarë çmimi do na japin. Unë kam thjesht çertifikatën. Nuk na kanë dhënë ende asnjë çmim. Duhet të na japin çmim të lartë, ne këtë duam,”- thanë ata ndër të tjera.

Sot është dita e dytë që fermerët dalin në protestë. Ata kundërshtojnë ndërtimin e spitalit nga turqit në tokën që Rama i ‘vuri’ gishtin para pak ditësh, pasi pretendojnë se shteti nuk po i shpronëson me çmimin e tregut, por po përpiqen t’ua marrin me një çmim shumë më të ulët.

Edhe një ditë më parë, kreu i qeverisë tha se kjo është një çështje që nuk negociohet me asnjë pronar toke dhe me asnjë familjar, por që çështja do të zgjidhet sipas ligjit. Ai shtoi se fermerët, konkretisht 12 familjet që rezultojnë pronare të tokës ku do të ndërtohet spitali janë informuar dhe do të shpronësohen për pronën që do tu merret. Kryebashkiaku Subashi zbriti në terren por nuk i zbuti dot fermerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fermeret kundershtojne ndertimin e spitalit ndertimi i spitalit ne fier fermeret kundershtojne ndertimin e spitalit ndertimi i spitalit ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Janar 2021, 10:45

FIER– Kryeministri Edi Rama është ulur të bisedojë për një orë me me fermerët dhe 12 familjet që kundërshtojnë ndërtimin e spitalit rajonal në Fier nga Turqit. ...