Aktualitet

Merr flakë banesa në Kavajë, plagoset 94-vjeçari dhe niset me urgjencë drejt spitalit

12 Janar 2021, 12:03 Nga DOSJA
Merr flakë banesa në Kavajë, plagoset 94-vjeçari dhe niset

KAVAJË– Një 94-vjeçar është plagosur si pasojë e zjarrit që ka përfshirë banesë ne tij. Ngjarja, sipas njoftimit të policisë, ka ndodhur mesditën e sotmë në fshatin Luz i Vogël në Kavajë, rreth orës  12:40.

Mësohet se shtëpia, brenda të cilës ndodhej 94-vjeçari me inicialet Sh.T., është përfshirë nga flakët. Si pasojë e zjarrit, i moshuari ka marrë plagë të mëdha në trup dhe është dërguar në spital. 

Njoftimi i policisë 

Më datë 12.01.2021, rreth orës  12:40, në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, ka marrë flakë banesa e shtetasit Sh. T., 94 vjeç. Si pasojë e zjarrit ka marrë dëmtime në trup shtetasi Sh. T., i cili u dërgua për mjekim në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet shtepia ne kavaje zjarr ne kavaje digjet shtepia ne kavaje zjarr ne kavaje

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Janar 2021, 10:45

FIER– Kryeministri Edi Rama është ulur të bisedojë për një orë me me fermerët dhe 12 familjet që kundërshtojnë ndërtimin e spitalit rajonal në Fier nga Turqit. ...