Aktualitet

975 dozat e vaksinës antiCOVID erdhën nga Gjermania, Ambasada: S’kemi informacion! Qeveria e aplikoi me ngut, Pfizer qëndro

12 Janar 2021, 09:18 Nga DOSJA
975 dozat e vaksinës antiCOVID erdhën nga Gjermania, Ambasada:

TIRANË– Gjermania është vendi nga ku i erdhën Shqipërisë 975 dozat e para të vaksinës Pfizer/BioNtech. Kanali i famshëm bilateral për të cilin foli dje kryeministri Edi Rama është Gjermania, si vend eksporti dhe origjine i vaksinës që ka mbërritur në Shqipëri. Dosja.al ka siguruar dokumentacionin e plotë bashkëngjitur “valixhes” me 975 doza Pfizer/BioNtech. Ndërkohë që Ambasada Gjermane në Shqipëri, në një reagim për mediat nuk ka mohuar asgjë, por ka pretenduar për mungesë informacioni. 

Në faturën e zhdoganimit të vaksinës në Rinas, shihet se vaksina ka si vend origjine dhe eksporti Gjermaninë, ndërsa dërguesi është kompania Pfizer/BioNtech. Vaksina ka mbërritur në Shqipëri në orën 13:45, dhe është zhdoganuar në orën 14:42, 18 minuta para se në stadiumin “Air Albania” të niste vaksinimi. 

Pritësi është agjencia doganore ‘Ben Impex&Co”, ndërsa bie në sy fakti se kutia me vaksina ka mbërritur “DORAZI”. Në faturën e zhdoganimit shihet se vakina është transportuar dorazi me kuti, dhe më pas është tërhequr nga punonjësi i agjencisë doganore për të kaluar tek Instituti i Shëndetit Publik, institucion që e ka kaluar me urgjencë vaksinën tek stadiumi Air Albania.

Ndryshe nga sa u tha dje në media nga kryeministri Edi Rama se vaksina qëndroi tri ditë në doganë, ndërsa mjeku Pëllumb Pipero tha se vaksina ishte në ambientet e Institutit të Shëndetit Publik në mëngjes, shihet se vaksina ka qëndruar vetëm 1 orë në Rinas, ku ka mbërritur në 13:45 dhe ka dalë më 14:42. 

Ajo që nuk kuptohet është nguti i qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama për të njoftuar se vaksina kishte ardhur në kohën që ajo nuk ishte akoma në Shqipëri, apo fakti se vaksina u aplikua në një kohë rekord dhe pa i dhënë informacion publikut nëse Agjencia Kombëtare e Barnave dhe ISHP e kanë kontrolluar vaksinën pas mbërritjes në Rinas. 

Po ashtu është e paqartë nëse Gjermania i ka dërguar vaksinat privatisht apo qeveria shqiptare i ka siguruar ato në rrugë private me kompaninë Pfizer. Sipas mjekjes Aurora Dollenberg, dozat anti-COVID vijnë nga Gjermani, por i ka paketuar një organizatë joqeveritare. Megjithatë nuk ka asnjë reagim zyrtar. 

(F.G;F.M/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia nis vaksinimin shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll