Aktualitet

SIGURIA/ A e ndoqi qeveria protokollin për shkrirjen e flakonëve të Pfizer?! Udhëzimi që bie ndesh me praktikën, dozat duh

12 Janar 2021, 12:34 Nga DOSJA

TIRANE– Është e paqartë mënyra sesi Shqipëria e nisi dje vaksinimin me 50 mjekët dhe infermierët e parë, por edhe me kryeministrin Edi Rama. Dosja.al raportoi sot sesi vaksina hyri nga Gjermania në Shqipëri, ndërsa ende nuk dihet sesi u sigurua ajo. Ndërkohë që një tjetër element i rëndësishëm që ende nuk është sqaruar është ndjekja e përpiktë e protokollit të sigurisë siç kërkohet nga prodhuesi Pfizer/BioNtech. 

Dosja.al ka parë një nga udhëzuesit e përzierjes së vaksinës që ndodhet në ambientet e Air Albania Stadium. Në këtë udhëzues përdorimi, thuhet qartë se para përdorimit, vaksina e Pfizer/BioNtech, që ruhet në temperaturën ekstreme -70 gradë, duhet që të shkrihet. 

Shkrirja e flakonëve të vaksinës Pfizer/BioNtech COVID19 para përdorimit mund të realizohet nëpërmjet:

Por a u shkri vaksina e Pfizer në temperaturën që duhet? Nga verifikimi, referuar dokumenteve zyrtare të shtetit shqiptar, vaksina hyri në Shqipëri mesditën e djeshme, në orën 13:45 dhe u zhdoganua në 14:42, vetëm 18 minuta nga nisja zyrtare e orarit të vaksinimit. A mund të shkrinte vaksina gjatë kësaj kohe? Autoritetet ende nuk kanë një reagim zyrtar, që nga dje, kur u pretendua se Pfizer ndodhej në godinën e ISHP.

Dosja.al ka raportuar paraditen e sotme sesi vaksina e dhuruar në anonimitet nga ende nuk dihet se kush, hyri nga Gjermania në Shqipëri. Eksportuesi rezulton se është Pfizer, ndërsa marrësi Agjencia Doganore e Shqipërisë. Vaksina u transportua dorazi dhe për të u pagua tarifa prej 1 euro në Doganën e Rinasit. Numri përkon me atë që është deklaruar nga kryeministri Edi Rama. Në faturë shihet se kanë mbërritur 195 doza të plota, me 5 doza të vogla secila që plotësojnë numrin prej 975 doza për vaksinën e COVID19.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama shqiperia nis vaksinimin edi rama shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll