Aktualitet

Të painformuar për datën! Të moshuarit zbarkojnë në “Air Albania”: Dua të vaksinohen, na tha Rama që ejani…tani po

12 Janar 2021, 12:04 Nga DOSJA
Të painformuar për datën! Të moshuarit zbarkojnë

TIRANË– Të painformuar për faktin se sot nuk është dita e tyre për të bërë vaksinën anti-Covid, të moshaurit kanë mbërritur në dyert e stadiumin ‘Air Albania’, ku sot morën injeksionin epidemiologët.

Në një prononcim për mediat, një prej të moshuarve tha se kishte shkuar bashkë me një shokun e tij, por që do të kthehet në shtëpi për të pritur radhën.

Do më ndihmosh që të futem. Unë dua të bëj vaksinën. Më tha hajde të stadiumi të bësh vaksinën! Kush do na njoftojë neve pastaj. Erdha me një shok tjetër, unë do e bëj vaksinën a ka mundësi. Sa mjekë janë brenda,”- dëgjohet të thotë i moshuari teksa bisedon me një vajzë që shprehet se nuk është ajo përgjegjëse për të caktuar radhën.

“Mua kështu më tha kryeministri, e dëgjova, tha të vijnë të moshuarit,”- shton i moshuari.

Sot u vaksinuan epidemiologët. Ishte dita e dytë e vaksinimit në Shqipëri. Procesi nisi një ditë më parë, kur në vendin tonë mbërritën 975 dozat e para të vaksinës anti-Covid, në formë dhurate. Të moshuarit e kanë radhën pas bluzave të bardha.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperia nis vaksinimin shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Janar 2021, 10:45

FIER– Kryeministri Edi Rama është ulur të bisedojë për një orë me me fermerët dhe 12 familjet që kundërshtojnë ndërtimin e spitalit rajonal në Fier nga Turqit. ...