Politike

Konflikt interesi? Mazniku: Duhet t’i joshim investitorët të vijnë në Shqipëri, në takim ishin dhe 4 grupe gazetarësh,

11 Janar 2021, 21:21 Nga DOSJA
Konflikt interesi? Mazniku: Duhet t’i joshim investitorët të

TIRANË– Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, teksa ka folur për darkën ën restorantin e kuzhinierit turk Nusret ka thënë se duhen përdorur të gjitah mënyrat në mënyrë që të joshin investitorët që të vijnë në Shqipëri.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ ai ka thënë se nuk ishte darka e vetme pasi zyrtarët kanë drekuar me arabët dhe takimet sipas tij kanë ndodhur për një marrëveshje teknike.

Ndër të tjera ai ka thënë se takimet nuk po bëheshin në mënyrë të fshehur pasi sipas tij në darkën mes zyrtarëve ishin dhe katër grupe gazetarësh.

“Duhen përdorur të gjitha mënyrat e mundshme të ligjshme që t’i joshim investitorët të vijnë në Shqipëri. Aty me ne kishte katër grupe gazetarësh, që kanë filmuar takimet, kanë bërë intervista dhe janë transmetuar në TV publike,” – tha Mazniku ndër të tjera.

(a.k.dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arbian mazniku arbian mazniku

Sondazh

Poll