Politike

Mazniku justifikon darkën në Dubai: As menunë nuk pamë, na e paguan arabët

11 Janar 2021, 21:18 Nga DOSJA
Mazniku justifikon darkën në Dubai: As menunë nuk pamë, na e

TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, ka folur në lidhje me darkën në restorantin luksoz të kuzhinierit turk Nusret në Dubai.

I ftuar në “Çim Peka LIVE” ka thënë se ishte në darkë për të prezantuar disa projekte, sakaq ka shtuar se e gjithë darka ishte e paguar nga kompania që i kishte ftuar. Ndër të tjera ai ka thënë se nuk kanë parë as menunë e darkës dhe se porosia ishte bërë nga kompania.

Edhe unë nëse do kisha parë lajmet nga mënyra se si dukej dhe si është portretizuar darka në mënyrë të padrejtë, do isha revoltuar. E mirëkuptoj mërzinë dhe inatin që kanë kur informacioni del jashtë kontekstit. Ne shkuam si pjesë e një tentative të qeverisë për të sjellë në Shqipëri një investitor, të quajtur EMAAR Group. Ajo është një palë e interesuar për rivitalizimin e portit të Durrësit. Po flasim për një investim që i kalon 2 miliardë euro. Kompania ka interes të afrohet edhe në qytetin e Tiranës dhe po shqyrton disa mundësi investimi. Unë isha aty për të prezantuar disa projekte të mundshme në Tiranë. Zoti Mohamed Alabbar ka shpenzuar një ditë e gjysmë të tërë me ne. Ai nuk ishte në darkën e famshme sepse iu desh të lëvizte. Ishin të gjitha të ofruara nga kompania. Nusretin e takuam. Menynë nuk e pamë dhe as e porositëm sepse ishte porosi e kompanisë,” tha ai.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arbian mazniku arbian mazniku

Sondazh

Poll