Bota

E rëndë, sulmohet nga qentë, roja 56-vjeçar në Greqi gjendet i vdekur

11 Janar 2021, 21:30 Nga DOSJA
E rëndë, sulmohet nga qentë, roja 56-vjeçar në Greqi

GREQI-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Sipas mediave greje, një 56-vjeçar është gjetur i vdekur pasi është sulmuar nga disa qenë.

Bëhet e ditur, se trupi i pajetë i 56-vjeçarit, i cili punonte si roje, u gjet në një zonë në Lechania, por ende nuk dihet shkaqet se pse është sulmuar roja, pasi ai kishte kontakt të përditshëm me kafshët.

Video nga ngjarja:

Ndërkohë, nga autopsia është zbuluar se 56-vjeçari është shqyer në krahë dhe këmbë, dhe plagët kanë qenë shumë të rënda dhe i kanë shkaktuar vdekjen.Gjithashtu, sipas informacioneve paraprake, 56-vjeçari është gjetur në një pozicion të tillë që tregonte se ishte duke mbrojtur veten dhe ka dashur të shpëtonte prej qenve, të cilët i kanë marrë jetën.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni greqi nje roje sulmohet nga qeni ne greqi greqi nje roje sulmohet nga qeni ne greqi

Sondazh

Poll