Bota

Udhëheqësi i Koresë së Veriut shpreh dëshirat për ditëlindje për një sërë armësh të reja, komentohet si një lëviz

11 Janar 2021, 20:48 Nga DOSJA
Udhëheqësi i Koresë së Veriut shpreh dëshirat për

KOREJA E VERIUT-Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un, ka festuar ditëlindjen, ku dhe ka paraqitur një listë të gjatë dëshirash për armë të reja, si raketa me rreze të gjata veprimi, satelitë spiunë dhe një nëndetëse me energji bërthamore.

Por, sipas BBC, planet ushtarake të njoftuara gjatë një prej ngjarjeve më të mëdha politike në Korenë e Veriut në pesë vitet e fundit mund të tingëllojnë kërcënuese, por dhe gjithashtu një sfidë. Koha e këtij mesazhi është thelbësore pasi vjen në kohën, kur presidenti i zgjedhur i SHBA Joe Biden, po përgatitet të marrë detyrën.

Kim, është graduar si Sekretar i Përgjithshëm (niveli më i lartë i Partisë së Punëtorëve në pushtet), ai po lufton të dëgjohet jashtë vendit të tij mes trazirës aktuale në SHBA. Ankit Panda, autori i librit “Kim Jong-un dhe Bomba”, ka thënë se Joe Biden, duhet ta marrë seriozisht, pasi sipas tij njoftimet e Kim, kanë për qëllim administratën amerikane.

Njoftimet e Kim pa dyshim kanë për qëllim të vënë theksin tek administrata amerikane në ardhje se sa një dëshirë për të ndërmarrë ndonjë veprim të shpejtë kundër interesave amerikane apo Koresë së Jugut”, tha Ankit Panda.

Kim dhe Donald Trump u takuan tre herë, por ata nuk arritën ndonjë marrëveshje për t’i dhënë fund programit të armëve bërthamore të Koresë së Veriut ose sanksioneve aktuale shkatërruese ekonomike të vendosura ndaj Phenianit nga SHBA dhe Kombet e Bashkuara.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden kim jong koreja e veirut shba shba-koreja e veriut donald trump joe biden kim jong koreja e veirut shba shba-koreja e veriut

Sondazh

Poll