Bota

FOTO/ Arrestohen 5 persona në Greqi, sekuestrohen armë, drogë dhe “froni” Escobar

11 Janar 2021, 20:29 Nga DOSJA
FOTO/ Arrestohen 5 persona në Greqi, sekuestrohen armë, drogë dhe

GREQI-Policia në pjesën perëndimore të Atikës, ka arrestuar 5 persona, të cilët dyshohen për vjedhje dhe grabitje. Sipas mediave të huaja gjatë operacionit u sekuestruan armë dhe drogë. Gjithashtu, bëhet e ditur se policia është impresionuar nga një karrige ku ishte stampuar fytyra e Pablo Escobar.

Nga të arrestuarit, dy prej tyre u gjetën në Zefyri, ku u zbuluan armë dhe drogë, ndërsa u identifikua përfshirja e tyre në rastet e të grabitjeve. Sakaq, u konfiskuan 2 pistoleta, një armë gjahu të vjedhur, 745 gram kanabis të papërpunuar dhe 56 gram kokainë.

Ndërsa, tre personat e tjerë, u arrestuan në Acharnes, të cilët ishin të mitur. Ata dyshohen për pjesëmarrja e tyre në 14 raste grabitjesh dhe vjedhjesh. Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë Publike të Athinës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arrestohen 5 persona ne greqi greqi arrestohen 5 persona ne greqi greqi

Sondazh

Poll