Aktualitet

Krimi në familje/ Bilanc lufte në 40 ditë, pse vrasin burrat?

13 Shkurt 2019, 10:38 Nga DOSJA
Krimi në familje/ Bilanc lufte në 40 ditë, pse vrasin burrat?

Në në pak se një muaj në vendin tonë janë vrarë 6 gra dhe vajza shqiptare. Krimet kryesisht janë kryer nga bashkëshortët e viktimave dhe shkaqet kanë qenë banale. Dyshime për tradhëti, mosbindje, xhelozi janë disa nga arsyet që autorët kanë dhënë para autoriteteve. 

Në ditët e para të 2019-ës në Ballsh, burri vrau gruan dhe kunatën pas sherrit në familje. Gazment Musta 34- vjeç refuzoi kërkesën e gruas, Gentiana Çaushajt për të shkuar te prindërit e saj me rastin e Vitit të Ri dhe gjatë debatit i dehur i qëlloi me thikë gruan dhe kunatën, Merisa Çaushajn duke i lënë të vdekura në vend. Ngjarja ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur. (Lexo këtu)

Po kështu në Greqi babai shqiptar,  i mori jetën vajzës së tij 29-vjeçe, Anxhelina Petros. Pas grindjes në familje, babai vrau vajzën e tij dhe e groposi në oborrin e banesës, pasi ishte kundër lidhjes së saj me një afgan.

Pak javë më vonë dhëndri vrau vjehrrën dhe vjehrrin në Tiranë dhe më pas i dha fund jetës pas sherrit në familje. Majlind Lila vrau Bujar dhe Xhevaire Matajn, burrë e grua, 63 dhe 52 vjeç. 

Pak ditë më parë në Vlorë  57-vjeçari Todi Lera mbyti gruan e tij dhe më pas tentoi të vetëvritej.  Etleva Lera u gjet e pajetë në banese. (Lexo këtu)

Po kështu mëngjesin e djeshëm Tirana u trondit nga një tjetër vrasje. Këtë herë gradisti Alket Arapaj vrau gruan e tij Ervilma Seferin me armë zjarri.  “Gruaja më tradhëtonte prandaj e vrava. Kohët e fundit më ishin shtuar dyshimet për tradhëti. Më vjen keq për vajzën, jam familjar i rregullt.” është shprehur Alketi pas krimit.(Lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 6 gra të vrara krimi ne familje muaji shkurt 6 gra të vrara krimi ne familje muaji shkurt

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shkurt 2019, 10:29

Zbulohen fotot dhe emrat e shqiptarëve të arrestuar

TIRANË- Policia Shqiptare në bashkëpunim me policinë në Itali, kanë finalizuar gjatë ditës së djeshme operacionin “Lulet e pranverës”, në përfundim të të c...