Aktualitet

Tiranë/ Përplasje mes banorëve dhe policisë: Fadromat duan të na prishin shtëpitë

13 Shkurt 2019, 11:18 Nga DOSJA
Tiranë/ Përplasje mes banorëve dhe policisë: Fadromat duan

TIRANË- Përplasje mes banorëve dhe policisë në rrugën “Dhimitër Shuteriqi” tek Komuna e Parisit në kryeqytet.

Shkak është bërë urdhëri që iu është dërguar 2 familjeve për shembjen e banesave të tyre, pasi preken nga ndërtimi i një rruge.  Situata është tensionuar dhe policia ka shoqëruar një nga banorët në Polici. 

Njëra nga banoret e zonës është shprehur për Fax News dhe gazetaren Eksiola Shehu, se është dhunuar nga policët.

“Më kanë goditur me shqelm në bark. S’na ka thënë njeri se ku do futemi, duan të na lënë në rrugë të madhe. Bashkia nuk na del fare. Ajo e njësisë nr 5: kryedallaverja tha që lironi shtëpitë, por jo se do prishen shtëpitë. Përdoret dhuna këtu. S’na kanë thënë asgjë. Qeveri kurvë, qeveri lavire mender teje. Përdorin dhunë tek gratë dhe vajzat.”-janë shprehur disa prej banorëve.

Banorët thonë se iu kanë dërguar mesazhe ndaj ministrit të Diasporës dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj por nuk kanë marrë asnjë përgjigjie.

Ata pretendojnë se iu është vendosur edhe një gjobë prej 5 milionë lekëve për 4 banesa, për shkak se nuk kanë larguar në kohë inertet.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e komunes eksiola shehu komuna e parisit perplasje mes policise dhe protestuesve banoret e komunes eksiola shehu komuna e parisit perplasje mes policise dhe protestuesve

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Shkurt 2019, 10:29

Zbulohen fotot dhe emrat e shqiptarëve të arrestuar

TIRANË- Policia Shqiptare në bashkëpunim me policinë në Itali, kanë finalizuar gjatë ditës së djeshme operacionin “Lulet e pranverës”, në përfundim të të c...